Të veshura me të brendshme duke shkëmbyer puthje në buzë, modelja e njohur poston fotot e pazakonta me të bijën
Modelja e njohur Heidi Klum së fundmi ka pozuar me vajzën e saj 18-vjeçare. Të vëshura me të brendshme me dantelle ato kanë pozuar për fushatën e re të të brendshmeve për një kompani të njohur.
Ka qenë mami Heidi dhe e bija, Leni, ato të cilat kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale një video nga prapaskenat e fotosesionit të tyre.
Klum kishte veshur sytjena të zeza dhe mbathje të njëjta të shkurtuara me dantella të bardha, ndërsa Leni dukej mahnitëse me një sytjena dhe mbathje të bardha dantelle.
Në një prej fotove ato shihen teksa kanë shkëmbyer dhe një “puthje të vogël”, veprim ky i cili ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e ndjekësve.
