Tea rikthehet në “Përputhen”, kërkon falje dhe tregon problemin që ka që e vogël

Puntata e djeshme në “Përputhen”, moderatorja Bora Zemani deklaroi se Tea është pezulluar nga emisioni, për shkak të vonesës së saj.

“Ajo shpesh ka shfaqur pakorrektësi në fakt, në të gjitha oraret që kemi lënë për të regjistruar emisionin. Ka ndodhur dhe që vjen dy orë apo më shumë me vonesë dhe të gjithë ne, apo i gjithë produksioni presim vetëm Tean. Për këtë arsye ajo do të jetë e pezulluar nga emisioni”, tha Bora.

Por vetëm një ditë më pas, produksioni ka vendosur ta rikthejë Tean, e cila ishte e pranishme sot.

Tea kërkoi ndjesë, duke rrëfyer se problemi i vonesës e ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës.

“Justifikim për vonesat e mia nuk ka, nuk e bëj me qëllim, thjesht kam pak probleme me zgjimin në mëngjes. Madje edhe kur kam lindur kam dalë 2 javë me vonesë. Shpesh gjatë gjimnazit kam rrezikuar të përjashtohem, edhe në punë kam pasur probleme. Nuk e di si ia dal të bëhem gjithmonë vonë. Nuk do përpiqem ta justifikoj veten. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve”, tha Tea.

Share With:
Translate »
437 Views