Telashet për Britney-n s’kanë të sosur. Tani është radha e mamit të përfitojë prej saj

Prindërit e Britney Spears janë duke u zënë publikisht për pasurinë e këngëtares. Babai i saj, Jamie, akuzon ish-bashkëshorten e tij, pra nënën e Britney-t se ajo po shfrytëzon traumën e vajzës së tyre për përfitime personale me librin e saj.

Në dokumentat e gjyqit të siguruara nga Hollywood Life citohet se Jamie akuzon Lynne Spears se “po shfrytëzon dhimbjen dhe traumën e vajzës së tyre për përfitime personale duke publikuar një libër”.
Pavarësisht sherrit mes prindërve të saj, burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo po fokusohet tek shëndeti i saj.

“Britney është shumë mirë pavarësisht luftës për kujdestarinë e saj. Ajo po bën gjithçka që të foksuohet tek shëndeti dhe rutina me ushtrimet fizike ditore”-tha burimi.

Share With:
Translate »
405 Views