Temperaturat e ulëta ngrijnë flokët e vogëlushit, eci rreth 5 km për të shkuar në shkollë
Flokët e një djali nga Kina kanë marrë vëmendjen e miliona njerëzve pasi fotografia e tij u publikua online.
Nxënësi Wang Fuman bëri ecje më shumë se një orë, rreth 4.5 km nga fshati për të shkuar në shkollë gjatë një dite të ftohtë dimri.
I veshur me rroba të holla ndërkohë që temperaturat ishin shumë të ulëta, flokët e tij kishin ngrirë totalisht.
Ndërkohë duart ii shin plasaritur pasi nuk kishte veshur doreza. Sipas Dailymail, vogëlushi në klasën e tretë është braktisur nga nëna kurse babai i punon në një qytet tjetër.
Momentalisht jeton në kushte të vështira me gjyshen dhe motrën e tij në Shaotong, një provincë në jug të Kinës.
