Tenton të kalojë foshnjën 6 ditëshe në aeroport, e fsheh në çantën e dorës
Një amerikane është arrestuar në Filipine pasi dyshohet tentoi të fluturonte jashtë vendit me një foshnje në çantën e dorës.
43-vjeçarja u kap me fëmijën në çantën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino në Manila mëngjesin e së mërkurës.
Foshnja ishte vetëm 6 ditësh.
Sipas autoriteteve, gruaja dukej se do udhëtonte vetëm dhe ka paraqitur vetëm pasaportën e saj personale.
Por kur personeli i aeroportit inspektoi valixhen e saj, gjetën foshnjën brenda.
“Nuk kishte asnjë dokument udhëtimi të foshnjës,”-tha një zëdhënës policia.
Gruaja pretendoi se ishte tezja e foshnjës por nuk kishte asnjë provë për këtë.