Terapia gjenike rezultative për fëmijët me probleme në dëgjim

Terapia gjenike i jep dëgjimin një fëmijë të lindur shurdh. Ky ëhstë rasti i parë që kjo terapi aplikohet në një rast të mungesës së dëgjimit të lindur, dhe ka rezultuar e suksesshme.

Djali 11 vjeçar nga Maroku, sëbashku me familjen janë transferuar në Spanjë duke pranuar edhe testin klinik të terapisë, që është aplikuar më pas në “Children Hospital” në Philadelphia. Në tetor ka nisur trajtimi që ka rezultuar i suksesshëm, duke bërë që fëmija për herë të parë të njihte botën e tingujve.

Terapia gjenike konsiston në trajtimin e një patologjie drejtpërdrejt në bazën gjenetike, duke i plotësuar organizmit kopjen e saktë të genit të dëmtuar. Materiali gjenetik specifik injektohet në trupin e njeriut nëpërmjet një vektori, që zakonisht është një virus i modifikuar dhe i pa efekte, por që transporton dhe penetron AND në qelizat e trupit, natyrisht me shënjestrim të caktuar për rezultatin dhe korrigjimin e dëshiruar.

Share With:
Translate »
93 Views