Terapistja seksuale rrit fëmijën pa i vendosur gjini, ja arsyeja
Terapistja Kirstin Hambridge është lodhur nga stereotipet seksuale. Ajo ka vendosur që të rrisë fëmijën e saj pa i vendosur gjini, kështu që do e zgjedhë vetë identitetin.
“Një ditë, Jackson më tha, ‘Jam djalë por kur të rritem do jem vajzë që do mbaj vath në hundë. Unë kam një të tillë dhe kjo mund të jetë arsyeja përse e ka menduar këtë, kështu që nuk do ta dekurajoj në rast se këtë gjë e do me të vërtetë”, tha ajo.
Kirstin është një terapiste seksuale nga Boston në ShBA thoshte se do i rriste fëmijët sa më të lirë të ishte e mundur, që para se të kishte Jackson.
Kur u bë nënë, e kuptoi se si është shoqëria gjinore.
“Momentalisht do ta quaj djalin tim Jackson, pasi kështu identifikohet. Por më vonë do ti mësoj që nuk ka arsye përse të jetë gjithmonë i tillë dhe nëse vendos të identifikohet si femër, do ta respektoja dhe do mësoja të përshtatesha”, shtoi Kirstin.

