Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra
Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm me disa lëkundje sizmike. Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 08:04:57. Epiqendra ishte në qarkun e Dibrës. Lëkundjet zgjatën pak sekonda duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët. Magnituda ishte e vogël. Paraprakisht nuk raportohet për dëme.