Tërmeti, ja kur do të nisë mësimi në shkolla

Mësimi në të gjitha shkollat e Shqipërisë do të vijojë i pezulluar për dy ditë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Shkollat do të vijojnë pushimet për 6 ditët në vijim duke qenë se dita e enjte dhe e premte janë pushim zyrtar për shkak të festave të nëntorit.

Po ashtu, edhe Gjykatat kanë pezulluar të gjitha seancat e parashikuara për ditën e sotme.

“Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në një njoftim të KLGJ-së.

Share With:
Translate »
1155 Views