VIDEO/ Shemben tre pallate në Thumanë, viktimat e para nën rrënoja

Një pallat raportohet se është shembur komplet në Durrës, në lagjen nr.18 të qytetit.

Nga shembja e pallatit raportohet për viktima, ndërkohë të shumtë janë personat që kanë mbetur nën rrënoja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.18 pranë “Kryqit të Kuq”, ndërsa deri tani nuk ka një konfirmim nga autoritetet.

Prej orës 03:55 minuta kur janë ndjerë dhe lëkundjet e para të tërmetit qyteti i Durësit ka mbetur në terr pasi si pasojë e lëkundjeve të fuqishme është shkëputur energjia elektrike. Nga raportimet paraprake nga qyteti bregdetar, bëhet me dije se nën rrënojat e pallatit ka qytetarë që inertet i kanë zënë sipër.

Gjithë ekipet e emergjencave civile kanë mbërritur pranë pallatit të shembur në lagjen nr.18 dhe po punojnë intensivisht për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën 10 kilometra nga Shijaku, 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës. Lëkundjet e forta kanë zgjuar qytetarët në këto qytete të cilët kanë vërshuar në panik jashtë shtëpive.

Share With:
Translate »
1023 Views