Terror në mes të Vlorës: Djali merr zvarrë nga lokali një vajzë, e qëllon me pistoletë dhe i hedh një granatë

Një ngjarje e rëndë raportohet mesditën e kësaj të shtune në Vlorë. Mësohet se një vajzë e re është dhunuar nga djalë dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Paraprakisht, bëhet me dije djali ka qenë i ulur në një kafe në zonën e Poliklinikës dhe më pas atij i është bashkuar në tavolinë dhe një vajzë e re. Pas disa momentesh, të dy kanë nisur të debatojnë dhe djali ka tërhequr zvarrë të renë përpara lokalit.

Madje, ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 23 vjeçares dhe më pas është larguar. Në largim e sipër, djali ka hedhur drejt lokalit dhe një granatë e cila fatmirësisht nuk ka plasur. E reja ende e paidentifikuar, ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Është marrë një telefonatë për krisma me armë. Falë reagimit të shpejt të Shqiponjave, është bërë i mundur neutralizimi i personit dhe ai tani ndodhet i shoqëruar. Është sekuestruar dhe arma e zjarrit. Kemi dhe një vajzë 23 vjeçe të plagosur, e cila ndodhet në spital, në gjendje të stabilizuar”, u shpreh drejtori i Policisë së Vlorës.

Share With:
Translate »
170 Views