Terror në shtëpinë e Theo Hetnandez. I vjedhin vilën me bashkëshorten dhe djalin brenda
Momente paniku dje në mbrëmje në shtëpinë e mbrojtësit francez të Milanit, Theo Hernandez. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e lojtarit kuqezi në provincën e Varese-s ku një bandë keqbërësisht hynë në banesë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të martës.
Theo në ato momente nuk ishte i pranishëm në shtëpi por aty ndodheshin e fejuara Zoe Cristofoli dhe djali 6 muajsh, Theo Junior. Nga të dhënat e para, hajdutët e kërcënuan Zoe-n duke e detyruar të hapte kasafortën që e boshatisën sa hap e mbyll sytë.
Policia është vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur emrat e pjesëtarëve të bandës duke shfrytëzuar edhe pamjet e marra nga kamerat e sigurisë.