Terrori ndaj familjes në Krujë, gruan me fëmijët i mbyllën në katin e tretë, biznesmenin e torturuan dhe i prenë gishtin
10 persona kanë hyrë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ndërsa ai dhe gruaja me katër fëmijët flinin.
Grabitësit kanë marrë kryefamiljarin Nazmi Çangu e kanë mbyllur në një dhomë ndërsa anëtarët e tjerë të familjes, gruan dhe fëmijët, në katin e tretë.
Më pas biznesmenin e kanë torturuar për ti marrë çelësin e kasafortës nga ku më pas kanë marrë para dhe bizhuteri me vlerë 100 mijë euro.
“E kanë torturuar, i kanë prerë dhe gishtin për ti dhënë çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë” raporton gazetari i Ora News, Mark Brunga.
“Gjendja e biznesmenit është mjaft e rënduar, me duar të dëmtuara, i rrahur, i stresuar dhe ka humbur kursimet. Por është jashtë rrezikut për jetën” raporton gazetari i Ora News.
Ngjarja ka ndodhur 01:00 të mëngjesit. 6 anëtarët e familjes Çangu kanë qenë në një darkë familjare dhe janë kthyer në 11:30. Një orë e gjysmë më pas kanë mësyrë grabitësit.
Fatmirësisht gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, duke i dhënë një shans policisë për ti identifikuar.
Personat kanë qenë të gjithë të armatosur dhe të maskuar, raporton gazetari i Ora News Mark Brunga.