Terrorr në plazh, makina hyn mes pushuesve, vdes foshnja 1 vjeç dhe plagosen dhjetra të tjerë
Një ngjarje e tmerrshe ka ndodhur në plazhin e Kopakabanës në Brazil. Një makinë është futur mes tumës së turistëve një foshnëj 8 muajshe ka humbur jetën të paktën 15 persona të jerë mbetën të plagosur.

Siç shihet nga pamjet njerëzit e lënduar janë të shtrirë në trotuar. Agjencia e lajmeve G1 raportoi se shoferi, i cili u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt nga policia, kishte deklaruar se e kishin kapur krizat epileptike dhe në atë moment ilaçet nuk i kishte në makinë. Policia e Kopakabanës konfirmoi vdekjen e foshnjës dhe tha se 15 të plagosur ishin duke marrë shërbimin mjekësor në spital.

Ndërkoohë, dëshmitarët thanë se makina ishte futur mbi një rrugë dhe nëpër shëtitoren, duke goditur njerëzit dhe duke u përplasur nëpër tavolina dhe karrige, përpara se të ndalonte në rërën e plazhit. Xhami i thyer i automjetit treguan forcën me të cilën kishte goditur njerëzit. Shëtitorja në Copacabana është shëtitorja e preferuar për mbrëmjet e verës për banorët e Rio dhe turistët që kanë filluar të mbërrijnë për festimet e karnavaleve të enjten.
