Thanë “Po”! Personazhet VIP që i dhanë fund beqarisë në vitin 2019

Viti 2019 ka qenë një vit i shënuar për shumë personazhe të showbiz-it shqiptar, të cilët vendosën t’i japin fund beqarisë dhe të bëhen çift.

Më poshtë ju tregojmë personazhet VIP, të cilët i thanë “Po” partnerëve apo partnereve të tyre, për të nisur një jetë të re.

1.Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Çifti kurorëzoi me martesë dashurinë më 7 maj, me një dasmë fantastike në ishujt Maldive.

2.Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Në muajin shtator, moderatorja Jonida Vokshi i tha “Po” partnerit të saj, Besnik Krapit, në një ceremoni buzë detit.

3. Mc Kresha dhe Erzina

Më datën 15 të këtij muaji, reperi i famshëm Mc Kresha i dha papritur fund beqarisë me partneren e tij, Erzinën, e cila është gjithashtu në pritje të ëmbël.

4.Ish-banori i “Big Brother”, Damiano Agalliu

Vetëm 3 ditë më parë, ish-banori i BB, Damiano Agalliu kurorëzoi me martesë dashurinë me partneren e tij, Sarën, pa lajmëruar më herët se kishte në plan të martohej.

5.Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Çifti u martua më 21 shtator të këtij viti, në një ceremoni që u mbajt në Ranën e Hedhun në Shëngjin.

6.Gaz Paja dhe Ira

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira, kurorëzuan me martesë dashurinë më 1 qershor, ndërsa së fundmi janë bërë prindër të vogëlushit Dard.

7.Elseid Hysaj

Në muajin qershor, futbollisti shqiptar kurorëzoi me martesë dashurinë e tij me partneren, Fiorenza Lekstakaj, në një ceremoni të veçantë të organizuar në kalanë e Rozafës në Shkodër. Dyshja janë prindër të një djali 3-vjeçar.

8.Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj

Ministrja e Arsimit kurorëzoi me martesë dashurinë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, në prill të këtij viti.

View this post on Instagram

Sot kurorëzuam dashurinë tonë 💏

A post shared by Dardan Molliqaj (@dardanmolliqaj) on

9.Gresa Behluli

Këngëtarja Gresa Behluli, kurorëzoi me martesë dashurinë me zv. presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, Lulzim Ibrahimin, në muajin mars të këtij viti.

10.Milot Rashica

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i dha fund beqarisë me partneren, Belkiz Kera, në muajin shtator.

11.Ish-banori i “Big Brother”, Ervin Zylfi

Ish-banori i BB është larguar prej disa kohësh në Amerikë, ku është kurorëzuar me martesë me partneren e tij.

12.Erik Lloshi

Këngëtari Erik Lloshi i dha fund beqarisë me partneren e tij, Rominën, në muajin gusht të këtij viti.

13.Hersi Matmuja

Këngëtarja shqiptare i dha fund beqarisë në korrik të këtij viti me një ceremoni të zhvilluar në Puglia të Italisë.

14.Genta Cana

Moderatorja shqiptare i tha “Po” partnerit të saj, Nolit, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Prizren, në muajin prill të këtij viti.

15.Andi Begolli

Aktori shqiptar Andi Begolli, kurorëzoi me martesë dashurinë e tij me partneren, Stelën, në muajin prill të këtij viti.

16.Elvis Nako, “Akrepi”

Reperi i njohur nga të gjithë me nofkën “Akrepi”, Elvis Nako, u martua me partneren e tij në muajin gusht të këtij viti.

17. Ish-banori i “Big Brother”, Dritan Zenunaj

Ish-banori i BB, Dritan Zenunaj, u kurorëzua me martesë me partneren e tij, Keisin, në muajin korrik.

18. Fiona Gllavica

Aktorja nga Kosova, Fiona Gllavica, i dha fund beqarisë me partnerin, Arbnor Pacollin, në muajin korrik.

Share With:
Translate »
516 Views