Thashethemet se është shtruar në spital psikiatrik, reagon thjeshtra e Kamala Harris

Vjen reagimi i parë i Ella Emhoff pas humbjes së njerkës së saj, Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të së martës.

Thjeshtra e Harris, Emhoff u fotografua duke qarë ndërsa Harris mbajti fjalimin e saj nëUniversity Howard, të mërkurën.

Në postimin e Emhoff një ditë më vonë ajo ripostoi një nga fotot teksa iu drejtua imazheve me një mbishkrim që shpjegonte shpërthimin e saj emocional.

“Me të vërtetë nuk ka fjalë. Ne të gjithë do ta kalojmë këtë”, thuhej ndër të tjera në një postim të saj në rrjetin social Instagram, ku ka përdour dhe fjalë jo etike.

Emhoff i siguroi ndjekësit se ajo nuk po kishte një krizë mendore, pas thashethemeve që qarkullonin se ishte regjistruar në një institucion pas rezultateve të zgjedhjeve.

“Ka thashetheme për mua që po kaloj një krizë mendore dhe jam në një spital. Nuk është e vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe të tregosh emocione dhe të qash. Unë kam luftuar me shëndetin tim mendor gjatë gjithë jetës sime dhe nuk më vjen turp për këtë”, ka shkuar ajo në rrjetin e saj social.

Thashethemet se është shtruar në spital psikiatrik, reagon

Share With:
Translate »
27 Views