“The Tale”, një portret vizionar i abuzimit seksual të fëmijërisë
“The Tale”, i regjisores Jennifer Fox, po cilësohet si filmi i parë i fushatës #MeToo. Premiera e këtij filmi autobiografik u prit me një entuziazëm të paparashikueshëm në Festivalin e Filmit Sundance.
Regjisorja Jennifer Fox u shpërblye me një “A” për një ese imagjinative që ajo e kishte shkruar si një 13-vjeçare në orën e gjuhës angleze, rreth 45 vjet më parë. Eseja përshkruante një vajzë 13-vjeçare, emri i së cilës ishte i paidentifikuar, ndërsa paraqet marrëdhëniet që kishte pasur verën e kaluar me dy persona shumë të veçantë, të cilët i kishte dashur shumë, ishin trajneri i saj Bill (Jason Ritter) dhe instruktori për kalërim (Elizabeth Debicki). Eseja duhej të ishte imagjinare dhe mësuesi i anglishtes e mori si të tillë, por mamaja e saj e kupton se Jennie po e përshkruan veten dhe një situatë reale të abuzimit seksual.
Jennifer e rritur nuk e mban mend atë mënyrë, por pranon se kujtimi i saj i vitit 1973 është i mjegullt. Me kërkimin e nënës së saj, ajo fillon të hetojë dhe të marrë në pyetje të kaluarën e saj personale, e cila çon në zbulimin tronditës të një komploti nga Bill dhe Elizabeth Debicki për të joshur dhe abuzuar seksualisht me vajzat e reja.

U deshën dekada që e vërteta të dilte plotësisht, duke kulmuar me një film dramatik “The Tale”. Jennifer Fox ka bërë dokumentarë për 30 vite, por ky është filmi i saj i parë i shkruar. Ky është një film autobiografi, ose mund të thuhet se është një lloj dialogu midis Fox-it të rritur (siç e luan Laura Dern) dhe versionin e saj si 13-vjeçare. Si fëmijë ajo shkroi një tregim të shkurtër (mbi të cilin ky film është teknikisht “i bazuar”), dhe në atë kohë ajo pohoi se ishte fiktiv. Përballja e kësaj historie “tani” fillon një rrugë të gjerë e të lakuar për një realizim tronditës: Fox ishte seksualisht e sulmuar në moshën e para pubertetit, edhe pse ajo i mbajti këto kujtime të struktura në vete.