Thirrja e babait të Klodianit për protestuesit: Mos lëndoni asnjë djalë nëne
Qazim Rasha, babai i të ndjerit Klodian Rasha u shpreh në një prononcim për Abcnews.al se reagimi i qytetarëve e lehtëson, por kërkoi që të mos lëndohen bij të tjerë nënash nga tubimet.
“Unë kërkoj që për hir të djalit asgjë të mos jetë e tepërt dhe të mos rëndohet akoma ajo pesha e dhimbjes sime.
Mesazhin e kam për mbarë shqiptarët që ai që e ndjen me shpirt dhimbjen për të protestuar, unë të drejtën e protestës, unë nuk i imponoj dhe as i detyroj njeri, është dëshira, vullneti dhe zemra që ndjen cdo njeri për atë dhimbjen që ndjej unë, dhe ajo është një lehtësim që më jep një kurajo, lehtësim dhimbjes, por unë ma andej, unë nuk kam nevojë dhe fjalë të tjera.
Nuk jam absolutisht për akte dhune dhe dëmtim, se m’u dëmtua djali im, mos dëmtohet asnjë djalë nëne. Unë jam një qytetar i Tiranës. Jam për të mirën e gjithkujt. Dëshiroj që me kaq të mbyllet dhe të mos kem lëndime të tjera” tha Qazim Rasha për Abcnews.al.