Thuhet se Kanye nuk është shumë i pranishëm në jetën e fëmijëve të tij

Kim Kardashian, një prej figurave më të njohura të botës së showbiz-it, po përballet me një rol sfidues, atë të një nëne të vetme. Pas ndarjes nga Kanye West, duket se përgjegjësitë e prindërimit janë kryesisht mbi të.

Sipas burimeve të afërta me Kardashian, Kanye nuk është shumë i pranishëm në jetën e fëmijëve të tyre: North, 11 vjeç, Saint, 8 vjeç, Chicago, 6 vjeç, dhe Psalm, 5 vjeç

“Edhe pse ka ndihmë nga dadot dhe stafi i saj, ajo është pothuajse një nënë e vetme,” thotë një burim pranë saj.

Burimi shpjegon se çdo vendim i madh në lidhje me fëmijët varet nga Kim-i, e cila e ka bërë të qartë që prioriteti i saj është jeta dhe mirëqenia e fëmijeve.

Kanye West, dikur një figurë kryesore në jetën e fëmijëve të tyre, tani duket gjithnjë e më i distancuar. Edhe pse ish-çifti nënshkroi një marrëveshje për kujdestari të përbashkët kur përfunduan divorcin e tyre në nëntor të vitit 2022, burimet thonë se Kardashian mban fëmijët me vete 80% të kohës.

Sipas dokumenteve të gjykatës, West ra dakord të paguajë 200,000 dollarë në muaj për mbështetjen e fëmijëve dhe të mbulojë gjysmën e shpenzimeve për arsim dhe siguri.

Thuhet se Kanye nuk është shumë i pranishëm në

GC Images

Por përtej financave, duket se pjesëmarrja e tij në jetën e përditshme të fëmijëve është minimale. Ndërkohë që Kanye kalon kohë jashtë vendit me gruan e tij, Bianca Censori, burimet thonë se ai rrallë kalon kohë me fëmijët.

Pas divorcit me Kardashian, West u martua me arkitekten e Yeezy-t, Bianca Censori, në janar të vitit 2023. Që atëherë, çifti ka kaluar shumë kohë jashtë vendit, veçanërisht në Europë, shpeshherë pa fëmijët.

Burimet e fundit thonë se marrëdhënia e tij me Censori është duke kaluar një periudhë të trazuar, me thashetheme që Kanye është duke planifikuar të zhvendoset në Tokio dhe të largohet nga martesa.

Kjo periudhë e pasigurisë përfshin edhe një padi të ngritur kundër tij për ngacmim seksual nga një ish-asistente.

Thuhet se Kanye nuk është shumë i pranishëm në

GC Images

Ndërsa Kanye përballet me betejat e tij personale, Kim Kardashian po përballet me realitetin e të qenit një prind “i vetëm” për fëmijët e tyre.

Thuhet se Kanye nuk është shumë i pranishëm në

Share With:
Translate »
25 Views