Thyen premtimin që kishte bërë, këngëtarja sërish shtatzënë! Braka: S’do jem më frikacake
Blerina Braka këtë të martë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi teksa ndau për herë të parë në ekran lajmin fantastik. Ajo rrëfeu emocionet e momentit kur mësoi se ishte shtatzanë për herë të dytë. Ndonëse nuk besonte tek bestytnitë ishte shumë e rëzervuar për gjininë e bebit ndërsa tha se donte të kishte vetëm një fëmijë, por ja që i erdhi edhe i dyti.
“Kur ti bëhesh më familje, me fëmijë, sikur vetvetiu u dashka një fëmijë i dytë. Unë s’e mendoja kurrë të bëhesha me një të dytë. Nuk e doja, e kisha menduar vetëm një, vetëm djalin. Tani mendoj se fëmija i dytë është më I lehtë nga ana e menaxhimit, mendoj që nuk do jem frikacake si herën e parë”.
Ndërkohë, edhe djali e ka pritur shumë mirë, e ka dëshirë edhe motër edhe vëlla. Gjatë bisedës u ndalën edhe tek projektet muzikore të këngëtares, nëse do kishte prodhime të tjera apo do vazhdonte të ishte e dedikuar tek fëmija që do vij së shpejti.
“Para se të mësoja se isha shtatzanë kisha disa projekte të mira. Besoj këto dy tre ditë do nxjerr një klip, i bërë më parë por më duhet ta nxjerr tani”.
Por, Braka pohoi se ka një dyshim për sa I takon shijeve muzikore të sajat personale dhe publikut dhe këtë e demostroi me një situatë që i kishte ndodhur me bashkëshortin.
“Kam bërë një super baladë që unë e adhuroj, vjen im shoq në studio e dëgjon këngën dhe më tha “pff ça janë këto këngë me qarje, me dhimbje, ok zëri bukur pork jo është sikur ti kaq shumë vuan”. Dhe ndërrova pllakën dhe I tha Moz Kozelit për mua do bësh një këngë pozitive, energji të mirë”.
Këngëtarja duke qeshur tha se “unë me vërte e kam kënduar atë, por është kënga Edit. Unë s’e gjej veten aty”.