Tirana pa ngrohje në shkolla, nxënësit: Kemi paguar për të blerë ngrohëse

Mungesa e ngrohjes në shkolla e bën të vështirë procesin normal të mësimit. Nxënësit në shkollat “Barjam Curri”, “Emin Duraku”,”Gjon Buzuku” ankohen se kanë të ftohtë në klasë, ndërsa prindërit shprehen se detyrohen që ti veshin fëmijët trashë që të mos ftohen. Temperaturat e ulëta kanë bërë që disa shkolla të vendit të hasin probleme me ngrohjen. Pavarësisht temperaturave duket se ky problem nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Për të përballuar të ftohtin nxënësit thonë se janë detyruar të mbledhin një shumë prej 500 lekësh të reja për të blerë rezistencë për ngrohje.

Por sipas tyre problem mbetet edhe mungesa herë pas here e energjisë elektrike.

“E kemi blerë vetë”

“Kemi vënë nga 5 mijë lekë, por ikin dritat”

Në shkollën “Emin Duraku” nxënësit shprehen se mungesa e ngrohëseve e bën të vështirë zhvillimin normal të një procesi mësimor .

“Nuk ka ngrohje”

“Na ngrin dora, nuk shkruajmë dot”

Nxënës te tjerë të kësaj shkolle thonë se sistemi i ngrohjes është, por nuk ndizet që në mëngjes.

“Ndonjëherë nuk ndizen fare”

Probleme me sistemin e ngrohjes ka dhe në shkollën “Gjon Buzuku”,   prindërit thonë se fëmijët e tyre ankohen se kanë të ftohtë dhe i detyron ata që të vishen trashë.

“Nuk ka ngrohje. Kaldajat nuk funksionojnë”

Edhe pse bashkia e Tiranës ka deklaruar se në të gjitha shkollat është instaluar sistemi i ngrohjes, duket se temperaturat e ulëta në këtë fillim viti flasin për të kundërtën.

Tashmë për fëmijët shpresa për të marrë dije në ambiente normale mbetet ardhja e pranverës.

Share With:
Translate »
535 Views