Tiranë/ Abuzoi seksualisht në mënyrë të përsëritur me të miturën, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. Ai dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me një 14-vjeçare.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u ndalua shtetasi Xh.M., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrëdhënie seksualë me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare”, ka njoftuar policia.

Burimi: “Abc News”

Share With:
Translate »
434 Views