Tiranë: Adoleshenti pa patentë kapet në makinë me emigrantë, ia siguronte 19 vjeçarja

Një adoleshent vetëm 17 vjeç akuzohet se është përfshirë në trafikun e klandestinëve.
Ai u arrestua në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori I tij 23 vjeç.

Në pranga ra dhe një 19-vjeçare, që dyshohet se siguronte lidhjen midis të arrestuarit, të shpallurit në kërkim dhe emigrantëve.

Adoleshenti “është kapur në flagrancë në rrugën “Allaman Dervsihi”, Tiranë, duke transportuar me një automjet, të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës” informoi sot policia e Tiranës.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Të arrestuar G. M.,17 vjeç dhe G. B., 19 vjeçe

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 23 vjeç. Shtetasja G. B. dyshohet se siguronte lidhjen midis shtetasve G. M., A. Sh. dhe emigrantëve.

 

Share With:
Translate »
180 Views