Tiranë, gjendet një foshnjë e pajetë pranë një koshi mbeturinash

Një foshnjë e pajetë është gjetur mesditën e sotme, pranë një koshi mbeturinash në Tiranë.

Foshnja është gjetur në zonën e “Ali Demit”, duke u njoftuar policia.

Trupi i pajetë i foshnjës, u dërgua në morg, ndërkohë që pritet ekspertiza për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Hetimet e policisë pritet të zbulojnë se kush është nëna e foshnjës dhe se si ka përfunduar në plehra.

Dyshohet se foshnja mund të jetë produkt i një lidhje ilegale, çka dyshohet se foshnja mund të jetë hedhur për të fshehur gjurmët.

Trupi i pajetë i bebes, ishte vendosur brenda një kutie kartoni.

Policia tha zyrtarisht se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

Share With:
Translate »
397 Views