“Tirona ku jetova fëmijërinë naive!” Almeda dhe Tolgahan i bëjnë qytetit dhuratën e veçantë
Almeda Abazi, ish- miss Shqipëria prej tre muajsh ka qenë prezente në Tiranë, si moderator e ‘Dancing with the Stars’. Ajo jeton prej vitesh në Stamboll, e martuar me një prej aktorëve më të famshëm turq, Tolgahan Sayisman. Mbrëmjen e kaluar në finalen e ‘DWSA’ atë e shoqëroi bashkëshorti, me të cilin kërcyen edhe valsin e tyre të dasmës në mbylljen e mbrëmjes.
Ditën e sotme ajo ka bërë edhe një dhuratë për qytetin e saj, Tiranën. Çifti kanë mbjell një pemë dhe emrat e tyre janë vendosur pranë saj, në shenjë që dhurata për qytetin është bërë nga ata të dy. Almeda ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, duke e shoqëruar me një shkrim vërtet emocionues.
“Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova femijerine time naive, kur te shoh ty trupin ma pershkrojne ndjesi te ndryshme kujtime te pafund.Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me nje fidan te cilin po e mbjell ne token tende te lodhur nga stuhira te ndryshme. Une u largova nga ti por pemen time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA. Faleminderit.”

Në kryqytet është kthyer në traditë mbjellja e një pemë dhe pasurimi i ajrit të pastër me pemë dhe gjelbërim. Vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, ofron lejen për njerëz të ndryshëm dhe në këtë rast edhe për personazhe të njohur të ekranit.