Titulli i ri i princeshës Charlotte dhe kleçka që vjen me të!

Në momentin që princi William do të kurorëzohet mbret do të ketë shumë ndryshime në titujt mbretërorë, Kate Middleton do të quhet mbretëreshë, princi George do të jetë në radhë për të marrë fronin dhe rrjedhimisht princesha Charlotte do të jetë princeshë mbretërore.
Titull pak i çuditshëm, apo jo?

Princeshë mbretërore ( Princess Royal) është titull që e merr pasardhësja më e madhe në moshë e mbretit. Ky është një titull që mbahet për tërë jetën dhe merret vetëm nga ato vajza që janë pasardhëse gjaku të mbretit, nuk është një titull që mund të fitohet nga martesa.


Mesa duket princesha Charlotte është e destinuar ta marr këtë titull në momentin që babai i saj të bëhet mbret, por nuk mund ta marr automatikisht titullin. I ati duhet t’ia japë asaj në rrugë zyrtare, por para se të ndodh kjo titullin duhet ta lërë më parë ajo që e mban për momentin. Bëhet fjalë për vajzën e madhe të mbretëreshës Elizabeth II, princeshë Anna.


Ky titull kaq i madh vjen me përgjegjësi, por edhe me një kleçkë!
Sipas ligjit të vjetër mbretëror, çdo person që fle me princeshën mbretërore dhe nuk është i martuar me të, dënohet me vdekje!
Me ketë situatë ose Charlotte do të mbetet pa të dashur ose i ati i saj, Williami do t’ia japë titullin pas martesës. Të shohim ç’ do ndodhë!

Share With:
Translate »
729 Views