Tjetër rrëfim në shtëpinë e BBV: “Burri më tradhtoi, babai iku me peng
Aktorja e njohur, Monika Lubonja, ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se edhe ajo është tradhtuar nga ish-bashkëshorti. Teksa po bisedonte me Donaldin, Semin dhe Sheilën, ajo nisi që të fliste për jetën e saj private.
Monika u shpreh se beson që mund të dashurohet sërish, por shtoi e bindur se nuk mund ta dojë aq fort partnerin e ri sa ish-bashkëshortin.
“Nuk ka rëndësi, një herë, por kam qenë e pjekur. Mendoj se nuk ka për të më ndodhur që të dashurohem (sërish aq fort). Unë nuk them që nuk do të dashurohem sërish, por po them që nuk do ta dua aq fort.
Prandaj thash që për dikë që e do fort, dhe fal. Prandaj këmbëngula se e kisha eksperiencë. Prapë them që si dihet asnjëherë”, rrëfeu Lubonja.
Ndërkohë pak ditë më parë, aktorja e njohur tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë.
Ajo shtoi se ato që ka kaluar e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet në jetë.
“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. Dua të jem e… E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur…

Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë.
Edhe për veten time sepse mamin do ta qetësoja shumë, se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’.
Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj.
Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”, rrëfeu Lubonja.