Tmerr në Lushnje, gjyshi përdhunon mbesën 13-vjeçare

Policia e Lushnjës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 67-vjeçar nga fshati Barbullinjë që akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij 13-vjeçare.

Refat Çela është vënë në pranga pas kallëzimit të kryer nga nëna e vajzës së mitur.

67-vjeçari është baba i 4 djemve, të gjithë të martuar, por aktualisht ai jetonte në fshat vetëm me bashkëshorten e tij.

Në fshat ai njihej si person problematik, i alkoolizuar dhe që kryente veprime të turpshme, por asnjëherë nuk ishte denoncuar.

Vajza e mitur ndodhet ne gjendje te rëndë shëndetësore dhe psikologjike ndaj po trajtohet nga mjekë dhe specialistë.

Share With:
Translate »
2965 Views