Tmerri në plazhin e Kopakabanës, kjo është foshnja që u vra tragjikisht

Kjo është fotografia e parë e publikuar e foshnjës nëntë muajsh që u vra kur një makinë përplasi turmën e njerëzve në plazhin Copacabana në Brazil, duke lënë 17 të tjerë të plagosur duke përfshirë edhe nënën e vajzës së dëmtuar.

Marie Louise po shëtiste me nënë e tij në plazh kur u godit nga shoferi Antonio de Almeida Anaquim, 41 vjec i cili vuante nga sëmundja e tokës.

Policia ka konfirmuar se Marie u vra ndërsa Araújo tani është në spital në një gjendje të rëndë.

Babai i vajzës Darlan Rocha, 27 vjeç, i cili po punonte në atë kohë, e përshkroi Anaquimin si një ‘vrasës’ dhe tha se duhej të burgosesej.

“Ai është një vrasës. Ai nuk duhej të kishte lejen e shoferit dhe as të ishte në rrugë. Ai është vrasës, vrau vajzën tonë”, tha ai.

Share With:
Translate »
648 Views