Tmerrohet nëna e re, gruaja me të meta e dhunon dhe i merr fëmijën: Është imi!
Momente tmerri ka kaluar një nënë e re 33-vjeçare në qytetin e Vlorës.
Ajo është dhunuar papritur nga një grua 49-vjeçare me inicialet S.M.
Por nuk ka mbaruar me kaq. Pasi e ka dhunuar, nënën me inicialet O.B., gruaja e cila rezulton me probleme mendore i ka marrë djalin 3-vjeçar nga duart.
Ajo pretendonte se fëmija ishte i saji. Menjëherë nëna në gjendje shoku ka kërkuar ndihmën e policisë.
Uniformat blu kanë ndërhyrë duke i rikthyer menjëherë fëmijën nënës ndërkohë kanë nisur veprimet e tjera të mëtejshme ndaj agresores.
Fatmirësisht, nënë e bir janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Për 33-vjeçaren është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.