Tolgahan dhe Almeda marrin një ofertë marramendëse për të birin

Dyshja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre turke.

Këto të fundit kanë bërë të ditur se çifti ka marrë një super ofertë për një reklamë nga një kompani shumë e njohur në Truqi.

Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë rreth 3 milionë lira turke (380 mijë euro), që kap shifra edhe më të larta nëse në spot do jetë i pranishëm edhe i vogli i tyre, Efehan.

E përtej vlerës marramendëse, duket se aktorët nuk janë tërhequr shumë nga oferta duke lënë të kuptohet se marrin shumë më shumë.

Ata janë shpesh në qendër të vëmendjes për mënyrën e tyre luksoze të jetesës. Kujtojmë se disa javë më parë aktori i bleu Almedës një super makinë që bëri xhiron e rrjetit.

Dy aktorët kurorëzuan me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë.

View this post on Instagram

Efehan ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

 

Share With:
Translate »
1781 Views