Topless para fëmijëve, Heidi Klum shpjegon pse nuk e ka pasur kurrë problem: Jam nënë evropiane dhe…
Në një intervistë të fundit për revistën People, modelja dhe prezantuesja e njohur Heidi Klum foli hapur për mënyrën se si e ka rritur familjen dhe për filozofinë e saj si nënë.

Ajo komentoi edhe polemikat e krijuara pas fushatës së përbashkët me vajzën e saj, Leni Klum, për markën e të brendshmeve Intimissimi. (LEXO KETU)
Heidi u bë objekt i kritikave për pozat e përbashkëta me vajzën, të cilat disa i konsideruan të papërshtatshme. Megjithatë, ajo theksoi se ndihet krenare për Leni dhe se ajo ndihet e rehatshme me këtë bashkëpunim. Modelja sqaroi se qasja e saj e hapur ndaj trupit buron nga kultura evropiane, duke theksuar se “kur bëj banjë dielli në oborr, mund ta heq bluzën. Jam evropiane… kështu më kanë njohur fëmijët e mi dhe, ndoshta, kjo është arsyeja pse ata ndihen më rehat me trupat e tyre”.
Heidi Klum është nënë e katër fëmijëve: Leni, 21 vjeç, nga ish-partneri Flavio Briatore, dhe Henry, 19 vjeç, Johan, 18 vjeç, dhe Lou, 15 vjeç, nga ish-bashkëshorti i saj Seal. Ajo përshkroi gjithashtu sfidat e prindërimit të katër fëmijëve, duke thënë se “kur ke katër fëmijë, je i fundit në listën e prioriteteve” dhe se shqetësimet nuk zhduken kurrë, pavarësisht moshës.
Në lidhje me edukimin e fëmijëve të saj, Heidi tregoi se është e kënaqur me rezultatet, veçanërisht për djalin Henry, i cili gjithashtu po ndjek karrierën në modeling. Ajo rrëfeu se shpesh marrëdhënia dhe sjellja e tij përmenden me fjalë të mira nga të tjerët, një gjë që e bën të ndihet shumë e lumtur dhe e realizuar si nënë.