Torta e Princeshë Dianës e skuqi Princ William kur ishte 13 vjeç
Princi William festoi dje ditëlindjen dhe më shumë se sa festa e këtij viti, për të cilën nuk dimë shumë, mësuam për 13-vjetorin e tij. Ishte koha kur Diana jetonte ende dhe ishte kujdesur vetë për ta organizuar festën e të birit. Gjithashtu edhe për ta vënë pak në siklet.
Ish-kuzhinieri i princeshës tregoi se kur kishte shkuar në mëngjes në punë dhe kishte hapur frigoriferin, ishte përballur me një tortë në formë gjoksi. Kish pyetur vërdallë dhe i kishin thënë që Diana e porositi për ditëlindjen e djalit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Diana ftoi në këtë ditëlindje tre modelet, Claudia Schiffer, Christy Turlington dhe Naomi Campbell për të festuar pasi djali të vinte nga shkolla. Kuzhinierit i vjen vërtet keq që nuk pati mundësinë t`i bënte një foto asaj torte. William me siguri do skuqej sërish, si atëherë.
E kush është ai prind që nuk e ka ngacmuar fëmijën me surpriza të tilla të sikletshme e të lezetshme gjatë adoleshencës?