Tortat për ditëlindjen e Loredanës janë thjesht emocionuese!

Kjo e sotmja duket të jetë një ditë aspak e zakonshme për Loredanën, pasi ajo feston ditëlindjen.

Reperja e njohur ka lindur më 1 shtator 1995 dhe sot mbush 25 vjeç.

Loredana është surprizuar nga familjarët e saj sapo ora ka shënuar 00:00, kur ata kanë vërshuar me urime dhe dhurata.

Autorja e hitit “Ancht” ka ndarë disa video në Instastory ku tregon se familjarët e saj i kanë dhuruar disa torta të personalizuara me foto nga fëmijëria dhe me të atin.

Në njërën prej tyre shihet fotoja e Hanës teksa shkruhet “Happy birthday nona.”

Kujtojmë se kjo është sa për fillim se me siguri surpriza dhe dhurata të shumta e presin reperen e njohur që po bën namin në Europë.

Nuk dihet nëse ajo do organizojë ndonjë festë apo do e kalojë 25-vjetorin në mënyrë private, por na mbetet të presim.

Share With:
Translate »
4354 Views