Tragjedi në familjen e moderatorit të njohur, dy prej fëmijeve humbin jetën brenda pak ditësh
Dy prej fëmijëve të Larry King kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh. Moderatori legjendar vuan kështu një tragjedi, teksa vajza e tij Chaia, 51-vjeç, ka ndërruar jetë 3 javë pas vëllait, Andy-t, 65 vjeç.
Sipas “Page Six”, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së Andy-t, ndërkohë që Chaia ndërroi jetë ditën e djeshme, pas betejës më kancerin e mushkërive.
Një burim pranë familjes tha: “Larry-t dhe 3 fëmijëve të tjerë të familjes i është kthyer bota përmbys. Ai ende nuk ka marrë veten nga problemet shëndetësore nga të cilat ka vuajtur vitin e shkuar.”
Megjithatë King, tashmë 86-vjeç, po vazhdon punën për dy shfaqjet live që do të xjerrë së shpejti në “Hulu”, pjesë e serive ”Politiking”. Mesa duket, vazhdimi i punës, është mënyra që ai ka zgjedhur për të kaluar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Moderatori e kishte adoptuar Andy-n në vitin 1962, kur u martua me nënën e tij, Alene Akins. Në vitin 1969 erdhi në jetë Chaia, ndërkohë që çifti u nda në vitin 1972. Ky ishte divorci i dytë mes tyre, pasi për herë të parë ishin ndarë në vitin 1963 dhe u martuan sërish pas 4 viteve.
Në vitin 1997, King shkruajti një libër për fëmijë të quajtur ”Daddy Day, Daughter Day” së bashku me Chaia-n, ku secili fliste për prespektivën e tij të divorcit. Ylli i televizionit amerikan është po ashtu babai i Larry Jr, 58-vjeç, Chance dhe Cannon, respektivisht 21 dhe 20-vjeç. King ka qenë i martuar plot 8 herë.
Divorci i tij i fundit erdhi vitin e shkuar, pas 22 vitesh martesë me Shawn Southwick. 2019 ishte një vit i vështirë për King, pasi u godit dhe nga një atak kardiak dhe qëndroi në koma për 3 ditë. Në atë kohë ai u shpreh se donte të vdiste, megjithatë më vonë tha se djemtë e tij të vegjël kishin bërë që t’i kthehej dëshira për të jetuar dhe këtë vit ai ju rikthye sërish televizionit dhe projekteve të reja.