Tragjedi në familjen shqiptare! Burri u merr jetën gruas dhe vajzës 9 vjeç

Një ngjarje tragjike ka shokuar mbarë opinionin, pasi një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij në Brekoc të Gjakovës.

Gazeta “Express” bën të ditur se autori i krimit është arrestuar menjëherë nga policia, mirëpo ende nuk janë zbardhur arsyet e këtij krimi.

I dyshuari që ka kryer vrasjen ishte liruar sot nga paraburgimi, pasi para një muaji kishte rrahur bashkëshorten e tij.

Sakaq, mësohet se viktima ishte 40 – vjeçe dhe ishte shtetase e Shqipërisë, ndërsa vajza që humbi jetën ishte nëntë vjeç.

Çifti kishte gjashtë fëmijë nga martesa.

Share With:
Translate »
616 Views