Tragjedi në Kosovë, Beatrix Ramosaj e tronditur për përfshirjen e familjarëve të saj

Ditën e sotme është publikuar në media lajmi për një ngjarje të pazakontë që ka përfshirë ‘Llapashticën e Poshtme’ në Podujevë. Një person i paidentifikuar ka shkatërruar mbi 80 varre. Beatrix Ramosaj ka reaguar disa minuta më parë për ngjarjen në fjalë me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”. 

“Po shkruaj e tronditur.. 

Ka 1 javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e poshtme dhe unë vetëm sot e mora vesh dhe jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur. 

Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këte është i lirë.

Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve përfshirë dhe atë të babait tim dhe familjarëve të mi. 

Ju lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e kësaj çështje dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës, nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, por ajo çfarë më vret më shumë është dëmi emocional”,-shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se babai i Beatrix ka ndërruar jetë prej vitesh.

Share With:
Translate »
984 Views