Tragjedi në Kosovë, burri vret bashkëshorten, dy djemtë dhe veten

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme mbarë opinionin, ku një burrë vrau bashkëshorten, dy djemtë dhe veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pozhoran të komunës së Vitisë. Sipas hetimeve paraprake u mësua se burri me inicialet F.Z., me armë zjarri ka qëlluar bashkëshorten e tij, M.Z. dhe dy djemtë e tij H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Akti i rëndë dyshohet se është ndërmarrë pas një konflikti familjar.

Po ashtu bëhet e ditur se dyshimet e para është se babai ka qëlluar fillimisht djalin që ka qenë duke qëndruar në divan, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur tu shpëtojë plumbave, ndërkohë që ai ka qëlluar bashkëshorten dhe më pastaj edhe vetën”, raportojnë mediat kosovare.

Familja mësohet se jetonin në Zvicër, por ishin kthyer në vendlindje për festat e fundvitit.

Share With:
Translate »
372 Views