Tragjedi në Krishtlindje/ Dritat e pemës vrasin dy të miturit dhe babain 41-vjeçar
Një ngjarje vërtet tragjike ajo që ka ndodhur në një familje në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara. Tre anëtarë të një familjeje prej pesë anëtarësh, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën në një zjarr të tmerrshëm në shtëpi herët në mëngjesin e Krishtlindjeve.
Shtëpia e Eric dhe Kristin King në Quakertown, në pjesën juglindore të shtetit, mori flakë ndërsa familja flinte pasi dritat e pemës së Krishtlindjes bënë masë dhe ndezën zjarrin.
Tragjikisht, dy nga fëmijët, Liam, 11 vjeç dhe Patrick, 8 vjeç së bashku me babanë e tyre Eric, 41 vjeç dhe dy qentë e tyre humbën jetën. Nëna, Kristin ia doli e gjallë së bashku me djalin e saj të madh, Brady 13-vjeçar. Në një moment, zjarrfikësit kanë mundur të futen brenda shtëpisë, por nga flakët e forta janë tërhequr prapa.
Zyrtarët thonë se zjarrfikësit bënë disa përpjekje për të shpëtuar familjen e bllokuar brenda shtëpisë, por nuk ishin në gjendje t’i arrinin ato.