Tragjedi në një familje shqiptare në Australi: Babai qëllon për vdekje vajzën dhe dhëndrin – pastaj ia drejton armën edhe vetes

Një burrë ka vdekur në spital një ditë pasi ai dhe gruaja e tij e re u dyshua se u qëlluan nga vjehrri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Veton Musai, 29 vjeç iu intervenimeve nga mjekët të mërkurën, një ditë pasi gruaja e tij Lindita vdiq në vendin e ngjarjes.

Dyshja dyshohet se janë sulmuar në shtëpinë e tyre në Yarraville, Melbourne perëndimore rreth orës 10.30 të së martës.

Ndërsa babai i zonjës Musai, 55-vjeçari Osman Shaptafaj, mbetet në një gjendje kritike në spital me plagë të vetë-shkaktuara nga arma.

Policia e Victoria janë duke hetuar një mosmarrëveshje familjare si motivin e sulmit të ftohtë përpara Vitit të Ri.

Po sipas mediave të huaja, çifti raportohet se kishin mysafirë të tjerë në shtëpinë e tyre kur ndodhi incidenti.

Ata u gjetën në hyrjen e përparme të shtëpisë së tyre me plagë me armë në trupin e tyre.

Një armë gjithashtu u gjet në fund të rrugës në një tokë publike.

Hetuesit tani janë duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë e shtyu burrin të hapte zjarr.

Ndërkohë, miqtë dhe familja e çiftit të martën janë parë duke qarë me lot në rrugën periferike teksa ngushëllonin njëri-tjetrin.

Ndërsa kushëriri i z. Musai e ndau pikëllimin e tij në Facebook pasi 29-vjeçari vdiq në spital.

“E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Se si babai mund t’ia marrë jetën vajzës së tij, është përtej të kuptuarit… Por djalli me të vërtetë është midis nesh”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Bëhet e ditur se çifti i ri kishte qenë i martuar vetëm një vit, por kishin qenë bashkë për të paktën pesë vite të tjera.

E miqtë e kanë përshkruar dasmën e tyre si një nga ‘më të mirat që do të kishin qenë ndonjëherë’.

Share With:
Translate »
322 Views