Tragjedi shqiptare në Itali, 45-vjeçari tenton të vrasë gruan për xhelozi, vajza e mitur futet për ta mbrojtur e goditet për vdekje! Vret dhe italianin 51-vjeçar

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, mbrëmjen e kaluar. Mediat italiane raportojnë se vrasësi i dyshuar 45-vjeçar bukëpjekës, Taulant Malaj, dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje me italianin. Ai tentoi të bashkëshorten vajza e tij 16-vjeçare Jessica Malaj, tentoi ta mbronte nënën e saj dhe në momentin kur ka hyrë në mes ai e goditi vajzën me thikë për vdekje; menjëherë pas kësaj ai vrau edhe italianin. Familja shqiptare ishte me origjina nga Selenica e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në Torremaggiore, në provincën e Foggia, në natën mes 6 dhe 7 majit. Gruaja 39-vjeçare e atentatorit, gjithashtu shqiptare, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia. Gjendja e saj  është e rëndë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, të cilët po përpiqen të zbardhin motivin e vrasjes së dyfishtë. Pista më e pranuar është ajo e xhelozisë. Vrasja e dyfishtë ka ndodhru jashtë banesës, në hyrjen e pallatit.

Taulant Malaj është shqiptari autor i vrasjes së dyfishtë në Itali për shkak të xhelozisë. Ai ka vrarë vajzën e tij Jessica Malaj dhe një italian, për të cilin dyshonte se ishte në një marrëdhënie me gruan e tij. Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet gjak në hyrje të pallatit ku familja jetonte.

1683455311_itali.jpg

Share With:
Translate »
68 Views