Tragjedia në familjen shqiptare në Zyrih/ Arrestohet vajza, dyshoi se e vrau të atin

Vrasja e shqiptarit 47 vjeçar në Zvicër, sipas raportimeve të para ishte enigmë. Megjithatë, zyrja e prokurorit publik tash supozon se vajza 18 vjeçare ka plagosur të atin, gjatë një mosmarrëveshje familjare. Vajza është arrestuar që atëherë, ekziston prezumimi i pafajësisë. Kosovari tashmë i ndjerë ka drejtuar biznes të makinave për 20 vjet. Një i punësuar tek ai thotë se ngjarja e ka befasuar. “Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë. Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë”.

Sipas policisë të Zyrihut, prapavija e ngjarjes mbetet ende e paqartë. Rasti po hetohet.

Share With:
Translate »
290 Views