Tragjedia në Himarë/ Askush nuk guxonte të nxirrte trupin, gazetarja rrëfen fjalët e para të nënës: Shijoni fëmijët, unë e humba timin

Gazetarja e Top Channel, Esmeralda Keta ka qenë një nga dëshmitaret e ngjarjes tronditëse të një dite më parë në plazhin e Potamit në Himarë.

Kujtojmë se si pasojë e kësaj ngjarje një 7-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

Në një intervistë për Euronews Albania Keta rrëfeu tmerrin e përjetuar teksa në fraksion sekonde e mitura u vra tragjikisht nga mjeti lundruies i dalë nga kontrolli

Mes lotësh Keta tregoi se si askush nuk guxonte të hynte në det për të nxjerrë trupin e të miturës e cila ishte dëmtuar shumë rëndë nga helikat e gomones.

“Ishte vetëm një turist holandez, i cili kushte qenë i angazhuar me emergjencat civile që u fut dhe e nxori trupin e pajetë. E gjitha ishte një kaos. Në atë moment të gjithë pushuesit kanë reaguar duke kërkuar llogari që askush të mos lëvizte duke i mbajtur aty deri sa të vinte policia. Se duhet thënë që sa u mor vesh se ishte drejtues policie kishte frikë për manipulim të vendit të ngjarjes. Ishte një situatë e tensionuar. Kjo tregon sa të pambrojtur jemi të gjithë. Ai ishte një plazh që frekuentohet nga familjarë, por ngjarja tregon se sa të rrezikuar jemi”, tregoi gazetarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së të martës në plazhin e Potamit ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ndër të tjera gazetarja ka rrëfyer dhe fjalët e ndjera të prindërve të viktimës, teksa i kanë sugjeruar të shijojnë fëmijë sa janë në kohë dhe pa i marr monotonia e ditëve.

“Shijoni fëmijët, unë e humba timin”- i ka thënë nëna e viktimës menjëherë pas ngjarjes.

 

Skafi i dëmtoi rëndë trupin”, gazetarja tregon momentet e tmerrit në  Himarë: Kur e përplasi mjeti...

Share With:
Translate »
153 Views