Tragjike! Covid-19 i merr jetën brenda 24 orëve vjehrrës dhe nuses, në gjendje të rëndë kryefamiljari
Një tragjedi mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur në një familje në Gramsh, ku kanë humbur jetën ditën e sotme nga Covid-19 një 55-vjeçare, teksa një ditë më parë ishte ndarë nga jeta e vjehrra.
Siç raporton ABC News, në këtë familje kanë qenë tre pjesëtarë të infektuar nga Covid -19, vjehrra, nusja dhe bashkëshorti i 55-vjeçares.
Mësohet se ditën e djeshme koronavirusi i ka marrë jetën vjehrrës së saj, 78 vjeç ndërsa Ministria e Shëndetësisë e ka raportuar sot vdekjen e saj.
Ndërkohë raportohet se edhe bashkëshorti i 55-vjeçares aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme raportoi për 4 raste të reja në Gramsh, gjatë 24 orëve të fundit.