Trajnerja e fitnesit rrëfen sekretet për trupin e ëndrrave edhe me 6 fëmijë!
Nëna fit e 6 fëmijëve, 35 vjeç, zbulon se çohet çdo ditë përpara fëmijëve për t’u stërvitur në orën 4:30 ndërsa ndan sekretet e të qendruarit në formë. Trajnerja Tenille Duncan nga Cold Coast, modele e hershme e fitnesit ka një fizik për t’u patur zili dhe stomak të sheshtë. Duncan ende arrin të ushtrohet 6 herë në javë dhe të punojë si trajnere personale.
Këtu, ajo zbulon rutinën e saj të zënë ditore dhe sekretet se si të qëndrosh në formë. Tenille Duncan nga Gold Coast ka provuar se nuk ka justifikime për nënat për të mos patur trupin e ëndrrave pas shtatzënisë. 35-vjeçarja ka 6 fëmijë të moshës 4 deri në 18, shkon rregullisht në palestër dhe punon gjithashtu si trajnere personale.
Me aspak kohë për të shpenzuar në gjumë, modelja e fitnesit e fillon rutinën e saj duke u stërvitur në orën 4:30, më pas përgatit mëngjesin për familjen e saj. Ajo është nëna e Aurorës 4 vjeç, 7 vjeçarit Xhet, Siena 12 dhe Lajla 14, si dhe njerka e Zhane 16 dhe Ella 18.
“E vendos alarmin në orën 4:30 në mëngjes, kështu që jam zgjuar çdo ditë…..stërvitem përpara se fëmijët e mi të zgjohen”, tha ajo për “The Morning Show”. Dhe mëngjesi i saj nuk ka mbaruar akoma. Ajo bën gati fëmijët e saj për në shkollë, për të shkuar më pas nëpunë te klientët e saj deri në mesditë. Pasdreke, nëna e zënë me punë, por ama me muskuj barku të hatashëm, logohet në kompjuterin e saj për të trajnuar klientët online, derisa të vijë ora për të marrë fëmijët nga shkolla. Tenille sigurohet që fëmijët të bëjnë detyrat ndërsa gatuan darkën dhe përgatit drekën për ditën tjetër. Bën të gjitha punët e shtëpisë, duke përfshirë larjen dhe pastrimin dhe në qoftë se i ngelet pak kohë e lirë, vijon takimet me klientë të tjerë.
Zonja Duncan shpjegon se si është e mundur të stërvitesh , të jesh nënë dhe gjithashtu të punosh me kohë të plotë në industrinë e fitnesit. “Çelësi se si të arrish çfarëdolloj objektivi është se duhet ta bësh një pjesë të pa negociueshme të ditës tënde dhe të dish arsyen se pse po e bën”, tha ajo.“Kam arsyet e mia se pse stërvitem kaq shumë. Konkurroj në kategorinë e bikinit, jo vetëm që të inspiroj nënat e tjera por edhe t’u tregoj vajzave të mia se është e mundur të jesh një nënë dhe të ndjekësh ëndrrat e tua duke u dukur bukur dhe në formë.
Për nënat që punojnë dhe shpeshherë luftojnë për të gjetur kohë për stërvitje ,Zonja Duncan – e cila menaxhon një familje prej 8 antarësh-thotë: “mund të merrni rezultate në shtëpi. Është thjesht cështje që të kesh ushtrimet prioritet në ditën tënde duke i bashkangjitur një emocion, një arsye pse po e bën – kështu ka më shumë gjasa që ta çosh deri në fund’, tha ajo.



