“Trashëgimi brez pas brezi” – Këto janë 3 asetet më të çmuara që mund t’u trashëgoni pasardhësve tuaj!
Cila lloj trashëgimie do t’i ndihmonte fëmijët apo nipërit tuaj të rriteshin financiarisht të sigurt?
Kërkime të ndryshme nga ekspertë financiarë, duke përfshirë këtu: planifikues financiarë të certifikuar, analistë financiarë dhe kontabilistë publikë.
Ndonëse rekomandimet specifike ndryshonin, vija fundore ishte e qartë: Investoni në mençuri pasi kjo është më shumë se sa dhënia e parave.
Sipas këtyre ekspertëve 3 janë dhuratat më të mira që mund t’i bëni fëmijëve apo nipërve tuaj.
- Dhurata e Arsimit
E para dhe ndoshta më e mira është përgatitja për pasuritë e ardhshme, pra edukimi. Të dhënat kanë treguar për shumë kohë se të diplomuarit e shkollës së lartë marrin një pagë shumë më dinjitoze se dikush me një diplomë gjimnazi pavarësisht aftësive.
Shpesh për shkak të një moshe e cila është e re dhe nuk i kupton gjërat aq mirë sa duhet mund të ndodhë që fëmija juaj të mos e kuptojë rëndësinë e shkollimit kështu që ju duhet një plan B.
Ju hapni një llogari kursimi për fëmijën tuaj dhe ai mundet t’i përdorë ato para vetëm në rast se shkojnë për arsimimin e tij.
Në rast se ai nuk dëshiron të shkollohet ato para i kalojnë një pjesëtari tjetër të familjes.
- Dhurata e aseteve likuide
Një tjetër mënyrë e mirë për t’i lënë një pasuri të vlefshme fëmijës suaj është krijimi I një llogarie brokerimi të përbashkët në emrin tuaj por që edhe fëmija juaj ka të drejta.
Por mos harroni përpara se të ndodhë kjo është shumë e rëndësishme që fillimisht t’i keni dhënë fëmijës suaj një arsim të mirë, pasi vetëm kështu do të dijë të menaxhojë paratë e tij dhe do të kuptojë më së miri rëndësinë.
- Dhurata e vlerave
Natyrisht, burimet financiare nuk janë baza e vetme e për një jetë të pasur. Ekspertet e theksojnë rëndësinë e modelit të duhur rreth perspektivës së parave.
Ata gjithashtu sugjerojnë sjelljen e librave në shtëpi dhe leximin tek fëmija. Ju duhet t’i tregoni se sjelljet e mira shpërblehen dhe ato të këqijat duhen korrigjuar.
Nëse fëmija ushqehet që i vogël me vlera në të ardhmen ai do të dijë se si të sillet me paranë. Do të dijë se çfarë i takon atij dhe çfarë jo.
Kjo reflektohet padyshim edhe në transaksionet që ai do të kryejë në të ardhmen si dhe ul shanset që fëmija juaj të ngatërrohet në biznese të pandershme.