Trauma psikologjike që përjetojnë fëmijët kur shohin prindërit e dehur lë gjurmë për gjithë jetën
Studime të shumta shkencore mbështesin teorinë se konsumi i alkoolit në mënyrë të moderuar sjell jo pak përfitime për organizmin. Alkooli duket se mbron zemrën nga sëmundjet, ndoshta për shkak të efektit që ka në hollimin e gjakut.
Por rreziku vjen në momentin kur nuk e kupton se po e tepron ! Veç dëmit shëndetësor , një dëm tjetër i pashkyeshëm duket se lidhet me fëmijët tuaj ! Trauma psikologjike që ata kalojnë gjatë kohës që prindi është në gjendje të dehur lë gjurmë gjithë jetën.
Kjo gjendje u shkakton atyre ankth dhe frikë dhe sipas një studimi të ri nga Institute of Alcohol Studies në Mbretërinë e Bashkuar fëmijët shqetësohen shumë më shumë nga se mendohet kur shohin prindërit në gjendje të dehur. Sipas përfundimeve 30% e fëmijëve të anketuar thanë se ndiheshin të turpëruar dhe 62 % ishin të shqetësuar. Tetë përqind thanë se prindërit e tyre ishin të paparashikueshëm dhe kjo ngjallte frike tek ata.