Travis ka një ide për emrin e bebit, por Kourtney Kardashian s’ka për ta pëlqyer aspak!

Që kur Kourtney Kardashian njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e Travis Barker, fansat kanë qenë kuriozë për të zbuluar se si po planifikojnë ta quajnë djalin e tyre.

Epo, rezulton se Barker dëshiron t’i japë fëmijës një emër mjaft të pazakontë: Rocky 13.

Bateristi u shfaq në një episod të fundit të “GOAT Talk” së bashku me vajzën e tij, Alabama Barker, kur iu kërkua emri i tij ideal për foshnjën. Ai tha: “Më pëlqen Rocky 13.”

“Ky është i vetmi emër që më kalon nëpër kokë kohët e fundit”, shtoi Barker.

Nuk është për t’u habitur që Alabama e kundërshtoi sugjerimin e babait të saj, duke thënë: “Ky emër është shumë i keq! Edhe ai e di që është i keq.”

Muzikanti 47-vjeçar ka shpjeguar më tej se emri i pëlqen shumë sepse i referohet një prej muzikantëve të tij të preferuar, si dhe një prej filmave të tij të preferuar.

“Rocky George luante kitarë për Suicidal Tendencies dhe 13 është numri më i madh i të gjitha kohërave. Dhe “Rocky”, filmi më i mirë i boksit i të gjitha kohërave.”

Alabama shpejt vuri në dukje se emri i vëllait të saj të vogël Rocky 13 mund të çojë në disa probleme në shkollë.

“Le të shohim se si do duket kur ai është në shkollë… ‘Rocky! 13…’” paralajmëroi ajo babain e saj.

Megjithëse Barker pëlqen Rocky 13, duket sikur ai dhe gruaja e tij, Kourtney tashmë kanë vendosur një emër tjetër.

Travis ka një ide për emrin e bebit, por Kourtney Kardashian s’ka për ta pëlqyer aspak!

Share With:
Translate »
90 Views