Travis Scott dhe Kylie Jenner janë më të thjeshtë sesa duken, videot e fundit me vajzën e vërtetojnë

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë padyshim një nga çiftet më të diskutuar të momemntit dhe jeta  e tyre analizohet me shumë detaje. Siç edhe e keni vënë re, dy të dashuruarit janë shumë të angazhuar me profesionet përkatëse, por kur vjen puna tek familja, Stormi është qendra e gjithçkaje. Sot çifti ja ka dedikuar kohën dhe ditën vajzës së tyre dhe për ta bërë këtë kanë vizituar së bashku një park lojrash shumë të bukur, ku janë shfaqur më të thjeshtë se kurrë duke qëndruar me vajzën.

Kanë qenë Travis dhe Kylie ata që i kanë ndarë momentet me ndjekësit në profilet përkatëse, por edhe paparacët të cilët ju qëndrojnë pranë kanë arritur të bëjnë disa foto. Ylli televiziv është shfaqur pa grim, si rrallë herë dhe e veshur sportive me një kostum.

Ndërkohë burime për ‘Hollywood Life’ kanë zbuluar se Kylie dhe Travis kanë në plan të bëjnë një tjetër fëmijë së shpejti.

Share With:
Translate »
558 Views