Tre bebe tek barku Elitës dhe kjo është gjëja më e bukur që pamë sot

Vetëm pak ditë më parë, reperi Gjiko konfirmoi lajmin e shtatzënisë së bashkëshortes së tij, Elita Rudi, në këngën e tij të fundit “Distanca”.

Moderatorja së fundi publikoi një imazh të ëmbël, në të cilin tregon nga afër barkun e rrumbullakosur.

Në këtë foto shfaqen edhe dy mbesat e saj, të cilat puthin barkun si një shenjë dashurie për foshnjën që pritet të vijë në jetë.

Elita dhe Gjiko janë shumë të emocionuar që do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa kujtojmë se i dhanë fund beqarisë në shtator të këtij viti.

Share With:
Translate »
851 Views